Pasi të keni realizuar pagesën ju duhet të paraqiteni në fakultetin ku keni aplikuar.

Me rastin e paraqitjes i sjellni këto dokumente:
Baçelor
  • Certifikatën e lindjes (origjinal)
  • Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal ose të noterizuara)
  • Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal ose të noterizuar)
  • Kopjen e letërnjoftimit
  • Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit
  • Fletëparaqitja e plotësuar dhe pagesa praj 2.5 Euro shkarkohet gjatë aplikimit online të cilën duhet ta shkarkoni duke klikuar në butonin e mëposhtëm
Master
  • Ekstraktin e lindjes (origjinal)
  • Diplomën origjinale ose duplikat, përkatësisht certifikatën e diplomimit.
  • Dëshminë e akreditimit të institucionit të arsimit të lartë (për kandidat që kanë mbaruar studimet jashtë vendit dhe në kolegjet private të Republikës së Kosovës)
  • Pagesa prej 2.5 Euro të cilën duhet ta shkarkoni duke klikuar në butonin e mëposhtëm së bashku me fletëaplikimin.
Kthehu